Disa yje as nuk do ta merrnin mundimin të përshëndesnin fansat e tyre pa kaluar më parë tek parukieri, ndërsa Rihanna nuk e ka aspak problem që t’i përshëndes fansat e saj menjëherë pasi të jetë çuar nga gjumi.
Këngëtarja 23-vjeçare nga Barbadosi, i ka habitur fansat e saj kur ka dalë me pizhama në ballkon, në një nga hotelet e Brazilit.
Me pizhama, me flokë të fryrë si e sapo zgjuar nga gjumi dhe me pizhama, ajo ka dalë për t’i përshëndetur fansat e saj. Pamja e Rihannës në fakt dukej sikur nuk i kishte kaluar as edhe një krëhër flokëve të saj, e megjithatë ajo ndihej mjaft rehat me veten e saj. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 21 September 2011 12:07