Lajme Shqip Wednesday, 21 September 2011 10:31

Goteborg – Në rast se palestinezët vendosin të kërkojnë anëtarësim në OKB, kjo do të mund në mënyrë serioze ta shkatërrojë procesin paqeruajtës të Lindjes së Afërt, paralajmëroi Qeveria suedeze.

“Në rast se nisen në atë rrugë, kjo do të jetë zgjedhje që palestinezët vetë do ta bëjnë. Çka do të ndodhë pastaj, mbetet të shikohet”, deklaroi shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bild.

Bild megjithatë beson se “puna intensive diplomatike”, e cila është në vijim në selinë e Organizatës Botërore, mund të sjellë deri në gjetje të zgjidhjes kompromise.

Sipas Bild, palestinezët, për shembull, do të mund të kënaqen me statusin e “vëzhguesit” në KB, ngjashëm si statusin që e ka Vatikani.