Lajme Shqip Wednesday, 21 September 2011 09:36

Beograd – Shqiptarët e Luginës së Preshevës planifikojnë sot protesta në qendër të Preshevës për shkak të diskriminimit të pakicës shqiptare.

Shqiptarë nga komunat Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë do të protestojnë kundër kufizimit të të drejtës për lëvizje të lirë, përdorim të gjuhës amtare, ndalesës së shfrytëzimit të flamurit kombëtarr, mospërfshirjes të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Përfaqësues të shqiptarëve nga ky rajon pohojnë se protestat janë “mënyra e vetme për komunikim të shqiptarëve me shtetin në të cilin jetojnë”.

Më 13 shtator në Bujanoc është organizuar protestë për shkak të problemeve me arsimin në gjuhën shqipe.