Lajme Shqip Tuesday, 20 September 2011 14:28

Robert De Niro emocionohet dhe përlotet gjatë programit televiziv të moderatores Maria De Filippi.

Maria ja ka dalë mbanë të përlot edhe një yll hollivudian siç është aktori Robert De Niro. I ftuar nderi në episodin e parë të programit “C’è posta per te”, aktori amerikan ka takuar një admiruese të tij që ka arritur ta përlotë duke i rrëfyer përvojën personale.

Gruaja, viktimë e një burri të dhunshëm, ka patur mundësinë që nëpërmjet programit të realizojë një nga ëndrrat e saj, duke lehtësuar në këtë mënyrë disi hidhërimin e saj. Aktori i çmimit “Oskar” ka dashur të verifikojë vërtetësinë e historisë përpara se të merrte pjesë në program, dhe për këtë ka kërkuar të flas në fillim me tre fëmijët e saj.

Dhe pasi është bindur për vërtetësinë e historisë ka pranuar të paraqitet në programin italian, duke e takuar gruan dhe madje dhuruar edhe librin e Garcìa Màrquez “100 vjet vetmi”.

Pavarësisht aftësisë së tij aktruese, lotët e De Niros janë dukur mjaft të sinqerta duke emocionuar një publik të tërë që e ndiqte, jo vetëm nga salla, por edhe nga ekrani i televizionit. (LajmeShqip.com)