Lajme Shqip Tuesday, 20 September 2011 14:25

Prishtinë – Nga sot, Lëvizja vetëvendosje dhe Lëvizja për Bashkim, i kanë rrugët e ndara. Arsyeja e ndarjes së idealistëve më të zëshëm, është paraja.

Avni Klinaku, kryetar i LB-së, ka bërë të ditur sot, në një konferencë shtypi së këto dy subjekte nuk janë më bashkë. Aurora Bakalli dhe Agim Kuleta, prej sot janë deputetë të pavarur në Kuvendin e Kosovës. Ata, ka thënë Klinaku, do t’i përfaqësojnë vetëm interesat e LB-së. Vetëvendosja prej sot, nuk do t;i ketë më 14, por 12 deputetë në Kuvend.


Dikur ishin bashkë, tash të ndarë. I bashkoi ideja Kuq e Zi, i ndau paraja

Duket se dy subjektet nuk e ndarë me fair-play buxhetin për mbështetje subjekteve politike. VV, bëhet e ditur, t’ia ketë bërë pa të drejtë LB-së, duke mos ia ndarë paratë që i takojnë nga kjo shumë, për dy përfaqësuesit e saj.

Avni Klinaku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, duke shpërdoruar dhe përvetësuar fondin për mbështetje të subjekteve politike, e ka lënë Lëvizjen për Bashkim pa financimin e rregullt të paraparë nga institucionet shtetërore.

“Lëvizja Vetëvendosje nga buxheti i Kosovës në emër të fondit për mbështetje të subjekteve politike për vitin 2011, për të 14 deputetët, 12 të Vetëvendosjes dhe 2 të Lëvizjes për Bashkim, ka marrë 284 mijë e 410 euro. Kjo shumë për mandatin katërvjeçar për të 14 deputetët arrin në 1 milionë e 137 mijë euro. Nga ky fond Lëvizja Vetëvendosje nuk ia ka ndarë Lëvizjes për Bashkim asnjë cent, megjithëse sipas proporcionit, për dy deputetët e saj i takojnë 40 mijë euro në vit, respektivisht 162 mijë euro gjatë mandatit katërvjeçar”, ka thënë Klinaku.

Ai ka numëruar edhe disa arsye, kinse politike, të këtij “divorci” politik midis dy subjekteve më të zëshme në fushën e politikës kosovare sot për sot, që përfaqësuan spektrin më “kuq e zi” në Kosovën e pasluftës. (LajmeShqip.com)