Para disa ditësh në New York është mbajtur një koncert madhështor në nder të tenorit italian Andrea Bocellit.
Koncerti i mbajtur përballë një audience me 70 mijë njerëz, ka qënë një sukses i bujshëm, aq sa është quajtur nga shtypi amerikan si koncerti i vitit. Dhe të këndonin në duet me Bocellin, ishin dy figura mjaft të famshëm të muzikës botërore, Celine Dion dhe Tony Bennett.
Pavarësisht shiut që ka freskuar gjithë audiencën dhe ajrin e qytetit amerikan, tenori italian ka korrur një sukses triumfues falë interpretimit të këngëve klasike italiane, si “Volare” dhe “O sole mio”, gjithashtu edhe këngët kolonë-zanore të Nino Rota-s dhe Ennio Morricone-s.
Në koncertin i tij Andrea Bocelli ka qënë i shoqëruar nga orkestra filarmonike e New York-ut. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 20 September 2011 14:22