Tetovë – Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) ka shpallur moratorium të aktivieteve politike për një afat të pacaktuar. Në mbledhjen e fundit të kësaj partie është analizuar funksionimi i BDSH-së pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 5 qershorit të këtij viti.
“Duke shpresuar se partia shqiptare në pushtet do të luajë rolin e partnerit të barabartë në qeveri dhe se do të angazhohet për heqjen e diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni, BDSH do t’i lë hapësirë veprimi partisë fituese të zgjedhjeve dhe do të shpresojë në kohë më të përshtatshme për prezantim të platformës dhe veprimit të vet politik në Maqedoni”, thuhet në komunikatën e këtij subjekti politik të kryesuar nga Bardhyl Mahmuti.
Ndryshe, në mbledhjen e kësaj partie kanë marrë pjesë përfaqësues të BDSH-së nga të gjithë degët ekzistuese të veprimit politik në Maqedoni. Ndryshe, në zgjedhjet e fundit parlamentare kjo parti nuk arriti të fitojë asnjë deputetë. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 20 September 2011 11:52