Lajme Shqip Tuesday, 20 September 2011 08:59

Bengazi – Një gjeneral me ndikim nga forcat lojale të ish-liderit libian Moamer Gadafi dje është arrestuar në pjesën jugore të Libisë, deklaroi përfaqësuesi i forcave të pushtetit të ri libian në Bengazi, Mohamed Vardugu.

Gjenerali Benglasem Al Abaxh, shef i zbulimit të regjimit të Gadafit në rajonin Al Hofra, është arrestuar midis qyteteve Sebha dhe Ul am Aranib”, theksoi Vardugu.

Ai shtoi se Al Abaxh është arrestuar së bashku me anëtarë të familjes së tij, deri sa kanë udhëtuar në pesë atomobila të blinduar.