Lajme Shqip Monday, 19 September 2011 22:55

Mitrovicë – Serbët i janë kundërpërgjigjur me një anti-pamflet, me argumente të “skaduara” tash e 12 vjet, pamfletit-ftesë të KFOR-it për heqje dorë nga barrikadat. Ata kanë shpërndarë në veri një letër, me të cilën i numërojnë “të drejtat e tyre, duke u thirrur në të skaduarën, Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, të qershorit 1999. Ajo rezolutë, nuk përdoret më. Por, ja se çshkruan në antipamletin e serbëve të veriut.

Anti-pamfleti i serbëve, që mban në anën e majtë logon me flamurin serb dhe në të djathtën bmishkrimin “Serbët e Kosovës”, i kujton KFOR-it, se:

“Bazuar në Rezolutën 1244, Kosova është pjesë integrale e Serbisë;

Bazuar në Rezolutën 1244, nuk ka dogana të Kosovës;

Bazuar në Rezolutën 1244 nuk ka kufinj në Kosovë;

Barrikadat në Kosovë paraqesin pakënaqësinë e serbëve të Kosovës, si rezultat i shkeljes së Rezolutës 1244 nga ana e Kosovës;

Është më mirë të mbrohemi me anë të bllokadave e barrikadave, se sa me rezistencë të armatosur;

Ju gjentilat e KFOR-it, ju lutem konsiderojeni nëse kemi të drejtë”, përfundon anti-pamfleti serb.

Duket qartë se ideatorët e këtij teksti kanë mbetur 12 vjet prapa, apo në fundin e shekullit XX, kur ishte hartuar Rezoluta 1244. Kosova sot është shtet, i shpallur më 17 Shkurt 2008 dhe i njohur nga rreth 80 shtete të botës. (LajmeShqip.com)