Lajme Shqip Monday, 19 September 2011 18:53

Mitrovicë – Portali LajmeShqip.com ka siguruar kopjen e pamfletit-thirrjes paralajmëruese që KFOR-i ua ka drejtuar sot serbëve të veriut të Kosovës, në rrethinat e Zubin Potokut, me të cilin kërkon heqjen e barrikadave dhe zhbllokimin e jetës në veri.

Më herët portali ka raportuar për këtë ngjarje, ku nga ajri KFOR ka shpërndarë pamfletet, me kërkesë rikithim të normalitetit, në të kundërtën, i ka porositur serbët lokalë se këtë punë do ta bëjë vetë KFOR-i.

“KFOR-i e pranon faktin se protestat paqësore dhe demostratat janë të lejuara.

Por, bllokimi i rrugëve është i papranueshem dhe mënyrë jo e duhur për t’i zgjidhuar problemet.

Bllokimi i rrugëve është është joligjor dhe me këtë janë joligjore edhe demonstrimet e tilla.

Bllokimi i rrugëve paraqet rrezik për të gjitha situatat e jashtëzakonshme, pasi që ndihma nuk mund t’iu ipet atyre që mund të kenë nevojë për ndihmë.

Në bazë të Rezolutës 1244 të KS-së së OKB-së, KFOR-i është përgjegjës që përsëri të garantojë qarkullimin e lirë”, thuhet në pamfletin e KFOR-it të shpërndarë nga KFOR-i për serbët e veriut, si paralajmërim për ndërhyrje për largimin e barrikadave. (LajmeShqip.com)