Tiranë – Qeveria shqitpare do të shesë 16 % të aksioneve të saj të telefonisë fikse në operatorin Albtelecom, bëjnë të ditur burime të Portalit LajmeShqip.com, të afërta me Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjisë (METE).
I njëjti burim bën të ditur se Qeveria shqiptare ka caktuar datën 28 tetor 2011 si datë të tenderit dhe planifikon të vendosë çmimin minimal prej 34 milion eurosh.
Aktualisht qeveria shqitpare mbanë 2,515,255 aksione në kompani, me formën juridike të shoqërisë sksionare.
Sipas bazës së të dhënave të GlobComm, Çalik Enerji Telekom unikasyon Hizmetleri (CETEL), ka në pronësi 76 % të aksioneve të Albtelecom.
Në rast të shitjes së 16 % të aksioneve në Albtelecom me këtë tender, atëherë vetëm 8 % do të vazhdojnë të mbesin në pronësinë e qeverisë shqiptare. (LajmeShqip.com)
Monday, 19 September 2011 18:22