Lajme Shqip Monday, 19 September 2011 14:54

Tiranë – Banka e Shqipërisë, bëri të ditur se për gjysmën e parë të këtij viti dërgesat e emigrantëve kishin vlerën e 342 milionë eurove.  

Krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2010, remitancat kanë rënë me 12%, ndërsa krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2009, rënia është 19%.

Këto të dhëna dëshmojnë se fenomeni i rënies së remitancave po fiton vazhdimësi dhe është tashmë një tendencë në ekonominë tonë.

Sipas BSH-së, kjo rënie është një fenomen normal dhe që është verifikuar edhe në vendet e tjera që kanë pasur valë të mëdha emigracioni.