Lajme Shqip Monday, 19 September 2011 12:12

Tiranë – Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto ka udhëtuar për në SHBA, për të marrë pjesë në Sesionin e 66 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Një vëmendje të veçantë, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, do t’i kushtohet Kosovës dhe lobimit për rritjen e njohjeve ndërkombëtare të saj.

Zyra e shtypit e MPJ-së së Shqipërisë bëri të ditur se gjatë punimeve të Sesionit të 66 të Asamblesë së Përgjithshme, kryediplomati shqiptar, do të zhvillojë një sërë takimesh të nivelit të lartë, si dhe do të marrë pjesë në disa aktivitete të rëndësishme, si Forumi i Parë i Investimeve Shqipëri SHBA.