Lajme Shqip Monday, 19 September 2011 12:21

Kryetari i PS-së, Edi Rama kërkoi nga Prokuroria e Përgjithshme që të nisë hetimet për situatën e krijuar në Bulqizë dhe sidomos pas rifillimit të grevës së urisë nga miniatorë. Rama kërkoi që ish-kreu i Ministrisë së Ekonomisë, Genc Ruli të merret si i pandehur.

Sipas Ramës, Ruli është një nga shkatërruesit kryesorë të pasurisëkombëtare ne sektorin minerar.

Ndërsa më tej lideri socialist deklaroi se gjatë javës që sapo ka nisur do të kërkohet nga kuvendi që të merren seriozisht në shqyrtim propozimet për ndryshimet në rregulloren e kuvendit dhe të mos lëshojë deklarata që vërtetojnë se ajo është problem i vërtetë i mirëfunksionimit të kuvendit.

“Në ditët në vijim do të shfaqim qëndrimet tona për ligjet me shumicë të cilëuas. Ne nuk jemi aty për të ngritur kartonin për arnimet që bën zonja Jozefinë porpër të  dhënë një vision të ri mbi zhvillimin e vendit”-është shprehur Rama përsa i përket bashkëpunimit të kërkuar mes opozitës dhe mazhorancës.

Rama deklaroi më tej se Shqipëria rrezikon të kthehet në një vendgrumbullimi plehrash të importuara nga vendet e tjera dhe PS do të zhvillojë një aksion konkret për parandalimin e këtij fenomeni negativ.

Sëfundi Rama foli edhe për zhvillimin e një interpelance ministrin shëndetësisë Petrit Vasili të cilin e vlerësoi si një nga ministrat më të korruptuar në vend.