Lajme Shqip Monday, 19 September 2011 11:40

Tiranë – Ambasadori i Serbisë në Tiranë, Ljubomir Zariç, është shprehur nga Libofsha e Fierit se  “disa nga tekstet shkollore shqiptare nuk janë objektivë në përcjelljen e historisë së vendeve fqinje.”

Ambasadori Zariç, ndodhej në fshatin e Libofshë, për të festuar një vjetorin e çeljes së kursit të mësimit të gjuhës serbe ku rreth 80 fëmijë të komunitetit me prejardhje nga Novi Pazari i Serbisë që jetojnë në fshatin e Libofshës në Fier, mësojnë në këtë kurs.

Por ndërsa festonte 1-vjetorin e hapjes së kursit në gjuhën serbe në Fier, ambasadori Zariç i pyetur nga mediat në lidhje me moslejimin e teksteve të dërguara nga Shqipëria dhe Kosova për nxënësit e zonës së Preshevës, tha se “lejimi i teksteve duhet të kryhet atëherë kur të jepet miratimi i përdorimit të tyre nga ana e ministrisë së Arsimit, sikundër edhe në Shqipëri”. Por pretendime për përmbajtjen historike të teksteve shqiptarë kanë shprehur edhe në Greqi përsa i përket trajtimit të nënës së Aleksandrit të Madh, si me origjinë ilire…