Lajme Shqip Sunday, 18 September 2011 12:34

Prishtinë – Kryesuesja e delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka konfirmuar se bisedimet në Bruksel do të vazhdojnë më 27 dhe 28 shtator.

Ajo ka thënë se tema të këtyre bisedimeve do të jenë çështjet e energjetikës dhe të telekomunikacionit.

Sipas Tahirit, palët do të bisedojnë, gjithashtu, edhe për bashkëpunimin më të mirë dhe të hapur rajonal. (LajmeShqip.com)