Lajme Shqip Saturday, 17 September 2011 20:08

Në YouTube është zbuluar një klip që tregon këngëtaren Lady Gaga kur bënte tatuazh tek Kat Von D, vetëm pak muaj përpara se të bëhej e famshme.

Klipi i përket vitit 2008 kur ajo nuk kishte publikuar asnjë disk dhe askush nuk e njihte Lady Gagën.

Madje në klip dëgjohet edhe Kat Von D që e pyet Gagën se me çfarë merret, pyetje që po t’ja bësh sot tingëllon e çuditëshme.

Pak muaj mbas këtij klipi Gaga do të shndërrohet në fenomenin e muzikës pop, që prej gati tre vitesh vazhdon të mbetet e tillë. (LajmeShqip.com)