Tabloidi RadarOnLine ka zbuluar një lajm, që me siguri aktores së famshme Katherine Kelly Lang nuk do t’i pëlqejë.
Biondina e famshme e serialit “Beautiful” prej 25 vitesh, që në rolin e saj quhet Brooke Logan, ka patur një djalë nga martesa me Skott Snider. Djali i aktores, 20 vjeçari Jeremy, ka dashur të ndjekë hapat në fushën e aktrimit si prindërit e tij.
Por me sa duket ka zgjedhur aktrimin në një ngjyrim tjetër. Atij i janë zbuluar disa pozime dhe filmime të montuara nga Playboy për publikun e gjërë homoseksualë të një faqeje interneti dedikuar pornos.
Megjithëse eksperiencën e tij të aktrimit ai e ka patur që së vogli, duke marrë pjesë në disa seri të “Beautiful”, duket se eksperiencat jashtë biznesit të familjes po i ndërton krejtësisht ndryshe. (LajmeShqip.com)
Saturday, 17 September 2011 18:48