Lajme Shqip Saturday, 17 September 2011 17:03

Këngëtarja e dashur e muzikës shqiptare Ingrit Gjoni është duke realizuar gradualisht atë çfarë kishte premtuar se do e bënte: të kalonte kufijtë.

Dhe kështu bëri! Pas bashkëpunimit të saj me DJ e famshëm rumun Tony Ray, kënga e saj “My heart is crying” është kthyer në një hit duke u bërë pjesë e playlistave të disa prej radiove më të njohura në Rumani, Bullgari, Slloveni, Bosnje-Hercegovinë, Greqi, etj.

Ndërkohë që në Greqi ajo ka arritur një rekord!… Kënga e saj në bashkëpunim me Tony-n është kthyer në një hit të verës duke u renditur e para në një prej klasifikimeve më serioze në Greqi.

Sigurisht që kjo është një arritje e madhe. Ingridi, tashmë, shumë shpejt do të ndërmarrë edhe një tur koncertesh në Ballkan së bashku me Tony Ray-n.

Ingrit Gjoni gjatë kësaj vere ka qënë mjaft e ngarkuar me një axhendë të ngjeshur koncertesh, aq sa ndonjeherë i është dashur edhe t´i refuzonte ato. (LajmeShqip.com)