Lajme Shqip Friday, 16 September 2011 21:58

Angli – Tracey Moberly, gazetarja angleze, është aq e lidhur me mesazhet e celularëve, aq sa ka ruajtur secilin prej tyre që nga viti 1999.

Që prej 12 vitesh ajo ruan çdo mesazh, madje edhe duke i mbajtur shënim në ndonjë letër në qoftë se i ngarkohet memorja e celularit. Tani ajo ka vendosur t’i publikojë këto mesazhe në një libër, të cilët rrëfejnë jetën e saj që nga fillimi i këtij mijëvjeçari.

“Disa njerëz mendojnë se unë e jam fiksuar, por mua më pëlqen shumë kur herë pas here u kthehem mesazheve të vjetra. Është njësoj si të mbash një ditar,” është shprehur ajo.

Mesazhet e saj kujtojnë të gjithë periudhën e saj mbas divorcit, rindërtimin e jetës së saj dhe reagimet e kolegëve të saj rreth ngjarjeve, si: atentati i Kullave Binjake më 9/11 dhe tërmeti i Haitit.

Në librin e saj që do ta titullojë “Text Me Up!” ajo do të veçojë mesazhin më të rëndësishëm, të cilin e kishte gjetur në celularin e babait të saj:

“Ai u nda nga jeta përpara disa vitesh dhe kur unë ja hapa celularin pas disa kohësh më doli një mesazh i palexuar, që shkruante thjeshtë ‘Jam babi’.

Mendoj se ai ka dashur të më dërgojë një mesazh dhe aksidentalisht ja ka dërguar vetes. Kur e lexova këtë mesazh, m’u rrënqeth mishi dhe m’u ngritën flokët përpjetë… Kjo tregon se sa të rëndësishëm mund të jenë mesazhet gjatë jetës sonë.” (LajmeShqip.com)