Lajme Shqip Friday, 16 September 2011 19:51

Në një intervistë ekskluzive për Deutche Welle Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Carola Müller-Holtkemper ka përshëndetur hapat e bashkëpunimit pozitë-opozitë. Gjatë kësaj interviste, ambasadorja Holtkemper kërkon të fillohet me realizmin e rekomandimeve të OSBE.

“Ata kanë zhvilluar bisedime të nivelit të lartë politik në Shqipëri dhe mesazhi ka qënë i qartë dhe konsistent: apelojmë si te qeveria, ashtu dhe te opozita për të bashkëpunuar në mënyrë konstruktive në të mirë të progresit.

Ora tashmë është disa sekonda para 12-s. Ne nuk presim që ora të ndalojë këtu, ne nuk presim gjithashtu surpriza të cilat do të na vinin si të befta. Periudha e vëzhgimit të Shqipërisë nga ana e Komisionit Europian – e kemi përsëritur disa herë- është në përfundim dhe pjesa më e rëndësishme ka qënë deri përpara verës”-është shprehur Holtkemper.

Më tej zonja ambasadore ka folur edhe për nevojën e kryerjes së reformës zgjedhore. “Është një tregues mjaft pozitiv fakti që të gjitha partitë jo vetëm e kanë pranuar raportin e ODIHR-it, por dhe i kanë përshëndetur rekomandimet që ai ofron. Tani është e rëndësishme që të fillohet me realizmin e këtyre rekomandime, në mënyrë që ato që janë thënë të bëhen në kohë, para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ky proces mendoj duhet të përfshijë jo vetëm partitë që tashmë përfaqësohen në parlament, por dhe partitë e vogla, si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në mënyrë që ai të jetë sa më inkluziv dhe gjithëpërfshirës sa të jetë e mundur.

Këtu nuk duhet harruar që ky proces të bëhet me profesionalizmin e duhur”- ka përfunduar zonja Holtkemper, ambasadore e Gjermanisë në Tiranë.