Për revistën “GQ” të muajit të ardhshëm, aktori Justin Theroux me mjaft krenari ka ekspozuar mjekrrën e tij të dikurshme.
Ai shpjegon se si mjekrën e rriti për t’ju përshtatur rolit të një lideri kulti që do të interpretonte në filmin “Wanderlast’, tek i cili u dashurua edhe me kolegen e tij Aniston.
Pasi ishte ambjentuar me pamjen e mjekrës së tij, jo shumë mbasi kishin përfunduar xhirimet, ai rrëfen se është detyruar të heqë mjekrën e tij për t’i plotësuar dëshirën Jenniferit.
Justin dhe Jennifer prej një muaji kanë filluar të bashkëjetojnë në një apartament të marrë me qera prë 17.5 mijë dollarë në muaj. (LajmeShqip.com)
Friday, 16 September 2011 18:12