Lajme Shqip Friday, 16 September 2011 14:24

47 vjeçari tregon se në ditët e sotme ndihet një njeri mjaft i kënaqur dhe i plotësuar. I martuar prej vitesh me partneren e tij Angelina Jolie dhe babai i 6 fëmijëve, ai është shprehur: “Jam shumë i kënaqur që kam bërë zgjedhje të drejta dhe kam gjetur gruan që dua, Angie-n, dhe që kam ndërtuar me të një familje të cilën e dua aq shumë. Kam kaluar vitet ’90 duke u fshehur nga kakofonia e njerëzve të famshëm. Fillova të ndihesha i sëmurë, ulesha në kolltuk dhe teksa mendoja mbi gjithçka që më rrethonte, filloja të ndihesha patetik.

Kur isha me Jenn kuptova se unë nuk isha në kërkim të një filmi që fliste për një jetë interesante, por isha në kërkim të një jete interesante për veten. Mendoj se martesa ka qënë një shkaktar që ndihesha i tillë, pasi pretendoja se martesa ishte diçka… diçka që realisht nuk ekzistonte!

Një ndër gjërat më fantastike dhe të zgjuara që kam bërë ndonjëherë, ka qënë që t’u dhuroja fëmijëve të mi Angelina-ën për nënë. Ajo është një nënë shumë e mirë. Oh Zot, jam shumë i lumtur që e kam gjetur atë!”

Brad Pitt është frekuentuar me Gwyneth Paltrow nga viti 1994 deri më 1997, dhe më pas në 1998 takoi Jennifer Aniston, sot 42 vjeçe. Me të u martua në vitin 2000 për t’u ndarë mbas 5 vitesh, pasi njohu dashurinë e tij të vërtetë, Angelina Jolie. (LajmeShqip.com)