Lajme Shqip Friday, 16 September 2011 13:07

Tashmë që temperaturat e nxehta janë ulur, sidomos në Angli, Pippa ka filluar të shfaqet me linjën e veshjeve vjeshtore.

Në dasmën mbretërore të Anglisë më 29 Prill, kunata e Princit William tërhoqi aq shumë vëmëndjen e shikuesëve, aq sa mbas ditës së martesës së tyre çifti mbretëror pothuajse u la në hije.

Motra e Dukeshës së Kembrixhit, Pippa Middleton është shndërruar në një ikonë referimi, sidomos për lukun. Prandaj dhe paparacët e ndjekin ngado.

E veshur me këpucë gjysëm çizme, fustan të kaltërt, xhaketë me mëngë të gjata dhe flokët të kapura bisht, ajo është dukur tepër trendi për t’u paraqitur në zyrë! (LajmeShqip.com)