Lajme Shqip Friday, 16 September 2011 12:48

Trupi i aktorit Gerard Butler ka qënë gjithnjë impresionues, por për rolin e tij të ardhshëm në filmin “Mavericks”, atij i është dashur që të kalojë në një nivel krejt tjetër!

“Herën e fundit që kam ngrënë tamam, ka qënë në tetor dhe që atëhere kam vrapuar 40 milje çdo ditë. Bëj shaka! Thjeshtë po tregohem shumë i kujdesshëm në gjërat çfarë ha dhe nuk ngre më pesha të rënda, por bëj vetëm joga.

Nuk është e vështirë t’i arrish linjat, por është e vështirë t’i mbash ato! Unë thjeshtë kam humbur peshë se më duhet të jem më elegant për rolin e një serfisti, ndryshe nga trupi im normal që është më i fryrë. Kur të mbaroj me këto xhirime mbase do të kthehem sërish në trupin tim. Kështu që mos krijoni iluzione; nuk jam as i stresuar dhe akoma më keq, nuk jam as sëmurë. Thjeshtë po humbas peshë për punë.” (LajmeShqip.com)