Beograd – Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Konuzin, ka bërë një skandal dje në Beograd.
Ai e ka ftuar Serbinë, në një debat publik, duke thënë se do të ishte më mirë që ajo të
kalojë në anën e Moskës se sa të radhitet me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n, që sipas tij, “ishin kundër interesave të saj kombëtare”.
“Ne kemi interesa të njëjtë dhe ne do ta mbrojmë vendin tuaj, përkundër interesave të disa serbëve, që dëshirojnë që vendin e tyre ta vënë nën ndikimin e Perëndimit”, tha Konuzin, gjatë fjalimit në një forum për sigurinë globale në Beograd.
Ai i ka kritikuar pjesëmarrësit e forumit nga Serbia, me një ton të ashpër, që u vlerësua si i pazakonshëm, duke thënë se ata nuk i mbrojnë interesat e vendit të tyre në Kosovë.
“NATO-ja dhe Bashkimi Evropian do të jenë kundër interesave tuaja kombëtare, dhe duket se ju nuk kujdeseni sa duhet”, tha Konuzin, i cili u largua nga forumi, pasi një pjesëmarrës tha se Rusia po përpiqej ta vendoste Beogradin nën diktatin e Kremlinit.
Friday, 16 September 2011 19:07 