Lajme Shqip Thursday, 15 September 2011 15:14

Në prag të nisjes së aksionit ligjor të qeverisë së Prishtinës për të vendosur ligjin në pikat doganore në Mitrovicë ka reaguar edhe Eduard Kukan i cili drejton delegacionin e PE-së për Europën Juglindore duke deklaruar se: “Duhet të jetë në interes të të gjithëve, rivendosja e sundimit të ligjit në këtë pjesë të Kosovës.

Ne të gjithë vlerësojmë mënyrën e përgjegjshme, në të cilën dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit kishte rifilluar në fillim të muajit dhe do të më vinte shumë keq nëse arritjet do të shkonin dëm”.

Anëtari i Parlamentit Evropian, njëherësh kryetar i Delegacionit për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, përsa i përket zbatimit të marrëveshjes për doganat në veri të Kosovës, i ka bërë thirrje palëve që të përmbahen nga përshkallëzimi i situatës.

Kukan u ka bërë thirrje politikanëve përgjegjës të të dy palëve, si serbëve dhe kosovarëve, që jetojnë në veri të Kosovës që të përmbahen nga çdo veprim emocional dhe i dhunshëm.