Lajme Shqip Thursday, 15 September 2011 14:41

Ditën e djelë, në Sidnej të Australisë ndërroi jetë nga kanceri në moshën 39 vjeçare aktori Andy Whitfield.

Mbas varrimit të tij, gruaja e tij Vashti ka lënë një shënim për të gjithë ata që e deshën dhe respektuan: “Në një mëngjes të bukur me diell, i rrethuar nga familja e tij, në krahët e gruas së tij, luftëtari ynë Andi Whitfield humbi betejën e tij të gjatë prej 18 muajsh kundër kancerit. Ai vdiq në mënyrë paqësore, i rrethuar me dashuri. Falë të gjithë atyre që e deshën dhe e mbështetën arriti të vinte deri këtu. Ai do të mbahet mend si një njeri, bashkëshort, baba i sjellshëm dhe trim.”

Profili i tij në Facebook është mbushur me mesazhe të lëna nga admiruesit dhe personalitete të ndryshme. I lindur në Wells dhe i transferuar në Australi më 1999, ai u bë i famshëm me rolin e tij heroik në serialin televiziv “Spartacus”.

Aktori kishte interpretuar në të gjitha seritë e sezonit të parë dhe kur erdhi koha për të filluar xhirimet e sezonit të dytë, u tërhoq pasi ju shfaq sëmundja.

Duke shpresuar në shërimin e tij të shpejtë xhirimet u shtynë për më vonë, por duke qenë se në janar gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua shumë, u desh që të gjendej një zëvëndësues për personazhin e tij, që ishte australiani Liam McIntyre. (LajmeShqip.com)