Lajme Shqip Thursday, 15 September 2011 14:11

Bankat duhet të jenë më transparente me publikun dhe të mos ngatërrojnë informimin me reklamën.

Ministri i Financave, Ridvan Bode, gjatë fjalës në konferencën e Bankës së Shqipërisë me temë “Të ndërtojmë të ardhmen nëpërmjet kulturës financiare”, ju bëri apel të fortë bankave të rrisin nivelin e informimit ndaj publikut.

Sipas tij, transparenca është kusht themelor për zhvillimin e tregjeve financiare. Ndërkohë, tërthorazi Bode shigjetoi Bankën e Shqipërisë, duke kërkuar masa urgjente për rritjen e transparencës nga ana e sektorit financiar.

Bode tha se mënyra më e mirë që njerëzit t’i kuptojnë problemet e sistemit fiannciar është diskutimi i tyre i hapur dhe fshehja e tyre.