Aktorja Scarlett Johansso
n nuk është e para që cënohet nga hakerat në postën elektronike apo në celularin e saj. Aktorja pretendon se foto nudo të saj janë vjedhur nga celulari dhe kanë filluar të shpërndahen në internet.
Për këtë arsye FBI ka nisur investigimet për të zbuluar se kush e ka thyer sistemin e celularit të saj. FBI gjithashtu po investigon edhe 50 personalitete të njohur që mund t’u jetë thyer sistemi i sigurisë së celularit dhe postës elektronike.
Përpara tre muajsh, viktimë e këtyre hakerave ka qënë edhe Blake Lively, Selena Gomez, Demi Lovato, Christina Aguilera, Ali Larter dhe Miley Cyrus. (LajmeShqip.com)
Thursday, 15 September 2011 11:34