Lajme Shqip Thursday, 15 September 2011 11:50

Dje, këngëtarja e ndjerë Amy WInehouse do të kishte mbushur plot 28 vjeç.

Për këtë ditë të jetës së saj ajo kishte planifikuar të publikonte një këngë duet me Tony Bennett, të cilën e kishte regjistruar përpara 2 muajsh, “Body And Soul”.

Tashmë ky klip që u publikua dje në treg për herë të parë, do të jetë një nga burimet për Fondacionin e Amy Winehouse. Fondacioni nën emrin e Amy-t do të jetë në ndihmë të gjithë njerëzve me probleme narkotike dhe përkujdesje për fëmijët e vegjël. (LajmeShqip.com)