Lajme Shqip Thursday, 15 September 2011 11:21

Prishtinë – Sot në Prishtinë qëndron për vizitë zyrtare Zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e obliguar për çështje evropiane, Teuta.

Gjatë vizitës ajo do të realizojë takime me zv/kryeministren e Qeverisë së Republikës së Kosovës Edita Tahiri dhe me ministren e Eurointegrimeve të Republikës së Kosovës, Vlora Çitakun.

Në takime pritet të bisedohet për bashkëpunimin e ndërsjellë në procesin e integrimit evropian.