Kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se regjistrimi i popullsisë që nis në tetor do të shërbejë për t’iu dhënë shqiptarëve një poroces të lirë që nuk është bërë që kohën e mbretërisë.
“Falenderoj institucionet ndërkombëtare për asistencën ndaj Shqipërisë për regjistrimin e popullisë duke e pajisur INSTAT-in me teknologjinë më moderne. INSTAT ka bërë një punë të madhe në përgatitjen e aktit të censusit. Regjistrimi i popullisë është regjistrimi më i vecantë në historinë e vendit sepse ky për shumë arsye është regjistrimi i parë i lirë. Shqiptarët i nënshtrohen këtij procesi si qytetarë të lirë për të dëshmuar të gjitha kërkesat e procesit për të dëshmuar vullnetin e tyre të lirë, përkatësinë e tyre etnike, besimin e tyre fetar”, deklaroi Berisha.
Kryeministri shtoi më tej se regjistrimi është një akt themelor që do të bëjë të mundur që politika e qeverisë shqiptare të jenë më të drejta e të ndershme sepse do të japë të dhëna të sakta mbi demografinë e rretheve dhe rajoneve për të bërë një shpërndarje më të drejtë të të ardhurave.
Censusi është një pasqyrë e kristaltë e përpjekjes dhe arritjeve të mëdha të shqiptarëve. Ata trashëguan nga 45 vjet diktaturë ndëshkimin e 750 mijë bunkerëve dhe kanë një arsye të krenohen me të dhënat e këtij regjistrimi.
Duke iu referuar kundërshtimit të procesit të regjistrimit mbi bazën e etnisë, që i bën censusit Lëvizja Kuq e Zi, kryeministri Berisha deklaroi: “Duhet të theksoj se në një shoqëri të lirë, grupet, njerëzit dhe organizatat kanë të drejtë të kenë qëndrimet e tyre.Por kur këtë e bëjnë institucionet të cilat në ligjin dhe kushtetutën e vendit janë të depolitizuara kjo lëvizje ndrsyshe nuk mund të quhet vecse lëvizja Faqezi. Ajo që më shqetëson është fakti se ata keqpërdorin detyrën e lartë shtetërore për qëllime meskine personale”.
Thursday, 15 September 2011 11:12