Lajme Shqip Thursday, 15 September 2011 11:15

Një kameraman i pakujdesshëm ka fjetur aksidentalisht gjatë ceremonisë martesore të çiftit.

James dhe Natalie Radcliffe kishin paguar 9.200 euro për të bërë betimin përpara 27 njerëzve, shokë dhe familjarë, në një lundrim me anije në Karaibe. Gjithashtu në këtë pagesë përfshihej edhe një fotograf që do të memorizonte momentet më të rëndësishme të këtij eventi.

Por ata janë surprizuar kur në vënd të fotografive kanë parë një klip fotosh të montuara, të gjitha të shkrepura pas ceremonisë. Përveç zhgënjimit të mos fotografimit të momenteve solemne, ata kanë ngelur të habitur kur kanë parë ndër foto dhëndrin teksa pinte cigare narkotike.

Natalie, e cila kishte qënë në dijeni të vesit të partnerit të saj, tregon se kur prindërit e të dy palëve e morën vesh, shkaktuan një atmosferë të pakënaqshme mosmiratimi, për më tepër që ai ua kishte mbajtur të fshehtë edhe prindërve të tij.

Pasi ceremonia martesore dhe udhëtimi me kroçierë për ta përfundoi më së keqi, ata kërkuan rimbursim nga kompania për të gjitha dëmet që i kishin shkaktuar. (LajmeShqip.com)