Lajme Shqip Wednesday, 14 September 2011 20:57

Tiranë – Kryetari i PS-së, Edi Rama, mori sot pjesë gjatë prezantimit të librit “Tranzicion apo trashëgimni”, të Daut Gumenit, i burgosur politik i diktaturës për afro çerek shekulli dhe njëri ndër zërat e pavarur të mjedisit të sotëm publik.

“Nuk kam ardhur këtu si kryetar i opozitës, por si një ndër njerëzit që kam pasur fatin ta njoh Dautin në ditët e para të ringjalljes nga ferri ku për afro çerek shekulli e kyçi regjimi komunist. Çerek shekulli të kaluara në një izolim të plotë, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më spektakolare të kurajos njerëzore përballë atij regjimi”, tha Rama.

Për kreun e selisë rozë, autori Dauti është një nga udhëheqësit e gjithhershëm të opozitës morale shqiptare.

“Dua ta falënderoj Dautin për gjithçka ka arritur të bëjë në rrugën e tij të stërmundimshme e cila nuk mbaroi fatkeqësisht me fundin e regjimit që i mori atij lirinë, por u stërzgjat siç është stërzgjatur për shumëkënd, e në radhën më të parë është stërzgjatur për ata që ishin të burgosurit e vërtetë të ndërgjegje”, u shpreh Edi Rama./