Lajme Shqip Wednesday, 14 September 2011 19:28

Kabul – Njëzet e shtatë është numri i të vrarëve në sulmin 20-orësh të talebanëve në Kabul. Mes të vrarëve ka policë, civilë dhe sulmues, njoftuan autoritet lokale.

“Njëmbëdhjetë civilë afganë e humbën jetën, shumica e tyre janë fëmijë”, tha gjenerali Xhon Alan nga Korparmata amerikane i marinarëve.

Pesë policë afganë janë vrarë dhe 11 kryengritës. Katër kryengritës kanë reaguar si vetëvrasës në sulme të koordinuara në disa rajone në Kabul.

Përleshjet mbaruan në mëngjes. Forcat e sigurisë afgane, të mbështetura nga helikopterë të NATO-s, tërë natën kanë pasur këmbimzjarre me kryengritësit, të cilët ndodheshin në ndërtesën 12 katëshe në ndërtim të qendrës të kryeqytetit, prej ku i raketuan ambasadën amerikane dhe shtabin e Aleancës (ISAF).

Zëdhënësi i talebanëve Zabibullah Muxhahid konfirmoi se cak i sulmeve kanë qenë selia e ISAF-it, ambasada amerikane dhe Agjencia afgane e zbulimit.