Lajme Shqip Wednesday, 14 September 2011 18:36

Kryetari i prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Volfarth kritikoi politikën shqiptare për mospërfshirjen në nivelet e parashikuar të gruas në zgjedhjet që zhvillohen në vend. Nga Durrësi, Volfarthe deklaroi se një arsye është se rregulli “1 në 3 emra” i parashikuar në Kodin Zgjedhor duket se nuk është respektuar gjithmonë. Volfarth reshtoi një sërë pengesash për rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë që janë:

– faktin që shumë parti politike nuk e respektojnë kuotën gjinore.

– faktin që strukturat e administrimit zgjedhor nuk e kanë rregulluar kuotën gjinore në mënyrë strikte.

– mungesën e proceseve demokratike brenda partive politike dhe mungesën e kontrollit vendor të listave të kandidatëve.

Edhe pse rezultatet paraprake për këshillat bashkiakë dhe komunalë treguan një rritje të lehtë të numrit të grave, rezultatet për Kryetarët e Bashkive dhe Komunave ishin më pak të favorshme në krahasim me vitin 2007.

Kështu në Shqipëri vetëm pesë gra u zgjodhën, që do të thotë se kemi më pak gra të zgjedhura sesa në vitin 2007.

Për sa i përket rritjes së pjesëmarrjes të grave në jetën publike dhe politike, sipas Volfarth, një sfidë e vazhdueshme mbetet ndryshimi i qëndrimit të partive politike dhe strukturave të tyre drejtuese të mbizotëruara nga meshkujt, si dhe ngritja e kapaciteteve të përfituesve.