Lajme Shqip Wednesday, 14 September 2011 17:28

Prishtinë – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Andreas Fogh Rasmusen do të zhvillojë të enjten, një vizitë zyrtare në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit e qeverisë kosovare, sips së cilës, Kryeministri i Republiks së Kosovës, Hashim Thaçi pret nesër në takim në Prishtinë, në ndërtesën e qeverisë, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.

Sipas axhendës së njoftuar të kryeministrit Thaçi, nesër pasdite do mbahet edhe mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.