Më në fund fansat e “Twilight” mund të shijojnë momentin e shumëpritur: prezantimin për pjesën e parë të filmit “The Breaking Down”.
Ky film do të shfaqet në ekranet e kinemave më 18 nëntor.
Klipi fillon me Belën që shkon drejt altarit përkrah babait të saj. Pas ceremonisë së organizuar në një ambjent të hapur, në natyrë, shfaqet i dëshpëruar miku i saj, njeriu-ujk Jacob, pasi kupton se shoqja e tij do të bëhet e pavdekshme, njësoj si bashëshorti i saj vampir Edward.
“Unë gjithmonë do të të kujtojë me faqet rozë… Mendon se do e kem të lehtë të të them lamtumirë?!” i thotë Jacobi Belës.
Në këto sekuenca filmike përfshihen disa momente kur Bela dhe Edward ndajnë shtratin e tyre, kur njerëzit-ujqër përplasen me njerëzit-vampirë, si dhe një sekuencë e Belës në momentet e paralindjes. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 14 September 2011 16:24