Aktorja bukuroshe amerikane Amanda Seyfried nuk druhet aspak të shprehet se i pëlqen të puthet dhe bëj seks gjatë skenave të aktrimit. Aktorja e cila do të ndajë kopertinën e revistës “W”, të muajit tetor, me kolegun e saj Justin Timberlake, bën një rrëfim të guximshëm: “Skenat e seksit janë fantastike!”.
“Shumë nga kolegët e mi janë vërtetë joshës, prandaj pse të hiqem sikur nuk është argëtuese të bëj seks me ta?!… Justin ishte fantastik. Ai vinte mbas eksperiencës së “Friends With Benefits”, ku praktikisht ishte mësuar që të punonte mbi skena seksi çdo ditë të punës, kështu që e patëm të lehtë që të dy. Ne ju përkushtuam vrullshëm skenave dhe që në fillim arritëm të nxirrnim xhirimet më të mira.”
Megjithatë, sipas Seyfried, Timberlake 30 vjeçar, as nuk krahasohet me Megan Fox, ish kolegen e saj në filmin horror të 2009-ës, “Jennifer’s Body”.
“Filmi me Jenniferin është filmi im i preferuar. Ne kishim një skenë ekstreme ‘aksioni’ me gjuhët tona. Dhe po ju them, që ajo skenë është me të vërtetë seksuale! Dhe kur këtë e thotë dikush që e ka aktruar vetë, do të thotë që ka qënë vërtetë speciale. Unë mendoj se Megan dhe unë jemi puthur mjaft mirë. Ne kishim stil të njëjtë puthjeje prandaj gjetëm harmoni me njëra-tjetrën.” (LajmeShqip.com)
Wednesday, 14 September 2011 13:19 