Lajme Shqip Wednesday, 14 September 2011 13:02

Ersekë. Numri një i diplomacisë amerikane në Tiranë Aleksandër Arvizu i bëri thirrje nga qyteti i Ersekës organit të akuzës dhe policisë, që të zbardhin sa më parë vrasjen e disa ditëve më parë në Vlorë, të gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Diplomati amerikan e cilësoi këtë vrasje të tmerrshme dhe theksoi se dikush u përpoq ta vriste dhe e vrau gjyqtarin Konomi.

Ky është reagimi i parë i Arvizut mbi ngjarjen e rëndë që shokoi të gjithë opinionin publik shqiptar ndërsa kujtoi se gjyqtari Konomi ishte gjithashtu baba dhe bashkëshort dhe la pas një familje.