Lajme Shqip Wednesday, 14 September 2011 13:14

Los Angeles – Aktorja Reese Witherspoon është shfaqur në publik me sy të nxirë dhe ballin e qepur vetëm një javë pas aksidentit me makinë që pësoi.

Teksa shkonte për të marrë pjesë në festën e ditëlindjes së një shoqeje të saj, paparacët e kanë ndjekur për ta fotografuar dhe përjetësuar këtë moment periudhë të jetës së saj.

Aktorja Witherspoon më 7 shtator ka qënë duke kaluar rrugën me vrap sportiv kur është goditur nga një makinë e drejtuar prej një gruaje 84 vjeçare. Një rastësi e hidhur kjo, pasi Reese gjithnjë i frikësohej aksidenteve me makinë. (LajmeShqip.com)