Lajme Shqip Wednesday, 14 September 2011 12:45

Prishtinë – Kryeminstri kosovar Hashim Thaçi prezantoi sot udhërrëfyesin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri dhe integrimin e pjesës veriore.

Gjithashtu, ai publikoi pjesë të planit operacional për vendosjen e kontrollit doganor në pikat doganore 1 dhe 31 që do të fillojë nga data 16 shtator.

Pas ndryshimt të realitetit në veriun e vendit nga 25 korriku, qeveria ka përgatitur një udhërrëfyes të ri për këtë pjesë të vendit, me qëllim që të vendoset rendi dhe ligji, të funksionalizohen institucionet e vetëqeverisjes lokale dhe institucionet tjera, të parapara me Kushtetutën e Kosovës dhe Pakos së Ahtisarit.

Kryeministri Thaçi tha se udhërrëfyesi është përgatitur në bashkëpunim me Zyrën Civile Ndërkomëbatre (ICO), ndërsa shtoi se në një të ardhme të afërt, në katër komunat veriore do të punohet që të mbahen zgjedhjet e lira dhe qytetarët të përfaqësohen nga institucione të zgjedhura. (LajmeShqip.com)