Lajme Shqip Wednesday, 14 September 2011 12:43

TIRANË. Komisioni për Çështjet Ligjore miratoi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”, që synon të përmirësojë veprimtarinë e autoshkollave në vendin tonë.

Në këtë projektligj, parashikohet ndryshimi i nenit 121, “Autoshkollat”, i cili parashikon rregullimin e procedurave për dhënien e lejeve për personat, juridikë apo fizikë, që do të merren me kryerjen e veprimtarisë, nëpërmjet licencimit, me leje për “Autoshkollat”.  Në këto ndryshime parashikohen kritere, teknike dhe profesionale, si dhe kushte të tjera, që duhen për marrjen e kësaj lejeje.

Gjithashtu, parashikohen rregullat e mbikëqyrjes, administrative dhe teknike, të kësaj veprimtarie, kushtet për të qenë drejtues profesional, infrastruktura që duhet për ushtrimin e kësaj veprimtarie, si dhe raste e pezullimit dhe të heqjes së kësaj lejeje.   Në nenin 2 të këtij projektligji, parashikohet që ky ligj të shtrijë efektet sipas disa kushteve të përcaktuara në ligjin nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

Ndryshimet e miratuara ofrojnë zgjidhje, në përputhje me përcaktimet e ligjit të licencave, duke i trajtuar ato përmes Qendrës Kombëtare të Licencimit