Kryeministri i vendit Sali Berisha në mbledhjen e radhës të qeverisë ka deklaruar se në bazë të një studimi të fundit, secilës ministri do t’i kërkohet të raportojë për analizën e punës së saj sipas kriterit të kompetivitetit.
“Treguesi i ri i kompetivitetit global, del duke llogaritur të gjitha të veprimtaritë që ju mbuloni, të gjitha agjencitë. Cdo ministri të shndërrojë në program pune gjithë problematikat dhe ta krahasojë me vendet e zhvilluara. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të analizojmë punën, secila ministri secila agjenci”, deklaroi shefi i qeveirsë Berisha.
Kryeministri vlerësoi se Shqipëria ka disa tregues, si në shëndetësi ku tejkalon vendet e zhvilluara. Më konkretisht ai i’u referuar faktit se:
“Shqipëria ka edhe një sërë treguesish ku lë mbrapa vendet e zhvilluara, për sa u përket disa sëmundjeve siç është Turbekulozi e Sida, që në vendet e zhvilluara është problem madhor”.
Më tej shefi i qeverisë shqiptare shtoi se: “Shqipëria ka një tregues që e pozicionin atë në vendin e 8, për treguesit ligjor. Renditet në vendin e 9 në botë, për barrën e rregullimeve shtetërore. Jemi në 10 vendet me barrën më të vogël të ndërhyrjes shtetërore ne ekonomi. Jemi në 20 vendet e botës për rritjen e pagave, të 9-tët për fillimin e bizneseve. Shqipëria ruan pozicionin e 15-të në botë për mbrojtjen e investimeve. Politika jonë e rritjes së pagave ka dhënë rezultatin e vetë, ka dhënë atë raport që egziston midis produktivitetit dhe mirëqënies”.
Duke folur për arritjet, kreu i ekzekutivit nuk la pa përmendur edhe përdorimin masiv të celularëve në Shqipëri dhe sipas tij, renditemi në vendin e 18-të në botë. “Lamë mbrapa shumë vende të botës në përdorimin e celularëve. Jemi të 18-tët në botë. Tani shqiptarët kanë nga 3-4 celularë në përdorim.”, përfundoi kryeministri.
Wednesday, 14 September 2011 12:57