Lajme Shqip Wednesday, 14 September 2011 11:28

Leila Luliana nga Costa Vieira Lopes, është 25-vjeçarja nga Angola që është kurorëzuar Miss Universi 2011.

Edicioni i 60 i konkursit të së bukurës së planetit është finalizuar parëmbrëmë në Sao Paolo të Brazilit.

Angoliana ka lënë nga pas bukuroshet e Ukrahinës, Brazilit, Ishujve Filipine dhe Kinës.

Deklarata në media pas fitores ka qënë:

“Unë dua të punoj për Afrikën. Dua të përfshihem në programe që ndihmojnë fëmijët, të sëmurët me sidë dhe të moshuarit. Racizmi? Racizmi është diçka që nuk më prek. Mendoj se janë racistët ata që kanë nevojë për ndihmë.” (LajmeShqip.com)