Mitrovicë (PLOTËSUAR 15:01) – Bashkëpunëtorët e Portalit LajmeShqip.com nga terreni, kanë bërë të ditur se sot kriminelë të organizuar serbë kanë vendosur barrikadë në dalje të qytetit, në veri të Mitrovicës.
Ata e kanë barrikaduar rrugën Mitrovicë-Zveçan, pikërisht te Varrezat Shqiptare.
****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR 12:24) – Një konvoj i pjesëtarëve gjermanë të KFOR-it është lejuar të kalojë në barrikadën e serbëve, të vendosur në fshatin Rudare të Zveçanit.
Sipas burimit, në konvoj kanë qenë mbi 30 automjete të rënda dhe të lehta, që janë lejuar të depërtojnë në veri.
Konvoji i KFOR-it në fillim është ndaluar nga serbët, por pas një orë bisedimesh është lejuar të vazhdojë rrugën për në kampin ushtarak Nothing Hill. (LajmeShqip.com)
****************************
Mitrovicë (PLOTËSUAR 11:25) – Bashkëpunëtorët e Portalit LajmeShqip.com nga terreni, kanë raportuar se rëra dhe material të tjera, janë duke u transportuar me kamioniët e kriminelit Zvonko Veselinoviqit. Raportohet, gjithashtu, se në zhvillimet e mbrëmshe në veri, është parë të ketë qenë jashtëzakonisht aktiv krimineli tjetër serb i veriut, Zharko, vëllau i Zvonko Veselinoviqit.
Bëhet e ditur se strategjia e organizimeve kriminale në veri të Kosovës, është bërë sipas planit që MUP-i serb të qëndrojë në prapavijë, ndërsa udhëheqja e barrikadave të merret në dorë nga e ashtuquajtura udhëheqje civile serbe.
Një vendim i tillë bëhet e ditur të jetë marrë pasi që Qeveria e Beogradit është akuzuar nga institucionet paralele serbe në veri, kurse në sy të opinionit synohet të duket se janë qytetarët ata që po kundërshtojnë shtrirjen e shtetit të Kosovës në veri.
Ndërsa, burime të afërta të Portalit LajmeShqip.com, bëjnë të ditur se të hënën, në orët e vona Zvonko Veselinoviq është parë në picerinë e quajtur “Numbër one”, që është pronë e një të ashtuquajturi “Tikica”, i njohur për policinë si njeri i dhunshëm e problematik. (LajmeShqip.com)
******************************
Mitrovicë – Një konvoj i KFOR-it është kthyer mbrapshtë për në jug, pasi që grupe kriminale serbe e kanë bllokuar atë në Zveçan.
Ngjarja ka ndodhur në natën ndërmjet të martës dhe të mërkurës, ndërsa që, pas dy-tri orë bisedimeshnë mes të perfaqësuesve serbë dhe atyre të KFOR-it, konvoji i KFOR-it është detyruar që të kthehet në jug të Mitrovicës.
Serbët, gjat ëbisedimeve, kanë kërkuar nga KFOR-i që ta zhbllokojë KFOR-i rrugën Banjskë-Novi Pazar, në fshatin Izvor, ka thënë i ashtuquajturi kryeshef i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq.
Sipas tij, kjo është kërkesa kryesore e serbëve, në të kundërtën ata kanë kërcënuar me bllokadë të të gjitha rrugëve në veri, në mënyrë që të pamundësojë lëvizjen e KFOR-it në këtë pjesë të territorit.
Burimet e protalit njoftojnë se grupe kriminelësh serbë kanë bllokuar dhe kthyer në jug kolonën e prej 20 automjetesh të KFOR-it, të cilat ishin duke shkuar në drejtim të Jarinjës. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 14 September 2011 11:03