Tiranë – Çështja problematike e pronësisë së tokës pritet të marrë zgjidhje me ngritjen e regjistrit dixhital të tokës.
Gjatë konferencës të organizuar nga Banka Botërore për “Një Qeverisje më të Mirë”, kryeministri Berisha tha se me anë të këtij regjistri do të zgjidhet problemi i pronësisë, që shpesh herë ka stepur sipërmarrësit të kryejnë investime në vend.
Gjatë konferencës, Berisha foli dhe për forcimin e luftës ndaj korrupsionit. Edhe pse janë arritur rezultate të konsiderueshme, perceptimi vazhdon të jetë i lartë duke e renditur Shqipërinë ndër vendet e fundit në rajon. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 13 September 2011 19:33