Të hënën Jayden James Federline ka bërë 5 vjeç dhe vëllai i tij Sean Preston sot mbush 6 vjeç. Sean Preston dhe Jayden shihen shpehs në shoqërinë e nënë së tyre 29 vjeçare dhe të dashurit të saj Jason Trawick, ndërkohë që babai i tyre i vërtetë është Kevin Federline.
Muajin e kaluar Spears ka dhënë një intervistë për PopJustice.com ku ka bërë të qartë që pavarësisht karrierës së saj, fëmijët e saj janë prioriteti për të. “Jam shumë e përkushtuar në mënyrën se si i rris fëmijët e mi dhe gjithëçka që na rrethon. Kështu që edhe po të mos isha e famshme do të ishte pothuajse e njëjta gjë.”
Por djemtë e saj nuk e përjetojnë dhe aq mirë statusin e nënës së tyre si një superyll. Britney ka treguar:
“Ata ndihen vërtetë konfuz me mamin dhe ‘mamin yll’. Kur ata më shohin në skenë më pyesin ‘Ajo është Britney Spears apo je ti mami?’” (LajmeShqip.com)
Tuesday, 13 September 2011 14:24