Lajme Shqip Tuesday, 13 September 2011 13:58

Prishtinë – Përfaqësuesit e partive politike shqiptare nga Lugina e Preshevës organizuan sot në mesditë në Bujanoc, një protestë lidhur me pakënaqësitë mbi gjendjen e arsimit shqip në shkolla.

Nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se, “forcat e sigurisë janë në numër të madh dhe deri në këto moment nuk është shënuar ndonjë incident”.

Vendimin për protestë e ka miratuar seanca e kuvendarëve shqiptarë të tre komunave në Luginë – Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës procesin mësimor e zhvillojnë përmes metodës së diktimit për shkak të moslejimit të Minsitrisë serbe të Arsimit, që të përdoren tekstet shkollore nga Kosova dhe Shqipëria.

Ndërkohë që, niveli më i lartë shkollor në gjuhën shqipe në këtë rajon edhe më tej mbetet shkolla e mesme, ndërsa ende nuk pranohen diplomat e Universitetit të Kosovës.

Burimet bëjnë të ditur se një javë më vonë, protesta do të vazhdojë edhe në Preshevë për shkak të problemeve në funksionimin e administratës shtetërore.